LajmeRajon

Nga sasitë e parave të konfiskuara në Manastirin e Banjskës duken edhe denarë (VIDEO)

Ministria e Brendshme e Kosovës dje ekspozoi tërë arsenalin e kapur në ambientet e Manastirit të Banjskës së komunës së Zveçanit, ku përpos armëve të llojeve të ndryshme dhe pajisjesve të tjera, janë gjetur edhe para, përcjell INA.

Sipas raportit të policisë janë gjetur 1800 copë kartmonedha prej të cilëve në një cep duken edhe denarë. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla theksoi se gjatë aksionit të Policisë së Kosovës kanë gjetur armë të rënda dhe municione.Ndër të tjera Sveçla tha se kanë gjetur harta dhe plane të detajuara të braktisura nga grupi terrorist.

“Ata individë përveç armatimit kanë pasur edhe mjete të rënda, si autoblinda me të cilat kanë zhvilluar operacionin e tyre. Falë profesionalizimit të Policisë plani i këtij grupi ka dështuar. Ne kemi gjetur edhe harta e plane të cilat tregojnë për organizimin e gjatë dhe të mirëmenduar. Këto harta e dokumente nuk kanë të bëjnë me grupe lokale por me organizim terrorist”- tha ai.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.Organet e rendit zyrtarisht kanë konfirmuar se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.Prova të reja, pajisje e materiale janë gjetur e konfiskuar në orët e fundit nga vendi i ngjarjes në të cilin për orë të tëra gjatë ditës së djeshme pati shkëmbime me armë zjarri mes një grupi terrorist dhe Policisë se Kosovës. (INA)

shiko nga minuta 0:40

Show More

Related Articles

Back to top button