Pas sulmeve terroriste në Veri të Mitrovicës, sot bashkë me kryetarin e Lëvizjes BESA Bilall Kasami dhe kryetarin e Alternativës Afrim Gash, sot takuam ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, njoftoi kryetari i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti.
“Me këtë rast ne Fronti opozitar shqiptar i shprehëm ngushëllimet më të thella për vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga terroristët serbë.
Njëkohësisht, në këtë takim u bisedua edhe për situatën aktuale në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen për qeverinë e Kosovës në përpjekjet për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Ne si liderë opozitarë përçuam mesazhin se shqiptarët duhet të jenë të unifikuar kundër tendencave ekspasioniste të Serbisë dhe akteve terroriste të dirigjuara nga Beogradi”, ka njoftuar Mexhiti.