LajmeRajon

Serbia shpall të mërkurën ditë zie për viktimat në Banjskë

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, Qeveria e Republikës së Serbisë e shpalli 27 Shtatorin 2023 ditë zie për shkak të ngjarjeve tragjike në Kosovë.

Flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë. Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike që programin e tyre ta përshtatin me ditën e zisë dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat e Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button