Komandanti i Njësisë Speciale të Kosovës, Besart Ahmeti është deklaruar pas sulmit në veri të Kosovës,. Ai ka thënë se ndjehet krenar për të gjithë ata që morën pjesë në aksionin e së dielës në fshatin Banjskë, të Zveçanit.
“Krenarë për djemtë, pamë djajtë në sy, i pamë të binin, duke qarë dhe duke vrapuar, më vjen keq për ata që nuk e kanë idenë se çfarë ka ndodhur dhe duke thënë gënjeshtra sikur ishin aty”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa është plagosur polici Alban Rashiti.