LajmeRajon

Lajçak: Kurti dhe Vuçiq janë të gatshëm për takim të nivelit të lartë

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar sërish takim të nivelit lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

 Në një intervistë  Nedeljnik, Lajçak ka thënë se edhe Vuçiq edhe Kurti janë të gatshëm për një gjë të tillë.

“Erdha në Prishtinë dhe Beograd me idenë që në korrik të përgatisim një takim mes presidentit Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurti, sepse besojmë se përveç nivelit të negociatorëve duhet të ngrihemi në nivel të liderëve”, ka thënë Lajçak.

Në anën tjetër, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së djeshme ka mohuar se mund të ketë një takim të nivelit të lartë në Bruksel mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, para pushimeve të verës.

I pyetur rreth raportimeve në Kosovë se një takim i tillë mund të zhvillohet gjatë këtij muaji, Vuçiq ka mohuar se kjo mund të ndodhë.

Ishte vetë i ngarkuari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ai që gjatë vizitës në Kosovë kishte paralajmëruar një takim të tillë të mundshëm.

Lajçak u shpreh se beson se ka një momentum të mirë për takim ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuҫiq.

Ai në vizitën e fundit qëndroi ditë në Kosovë ku takoi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe ata të partive politike opozitare dhe vizitoi disa rajone të Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button