LajmeSport

UEFA akuzohet se ka paraqitur prova të rreme në hetimin e kaosit të finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2022

Gazeta angleze The Guardian ka publikuar një informacion në të cilin zbuloi se UEFA është akuzuar se ka paraqitur prova “plotësisht të rreme” në hetimin e saj për kaosin që ndodhi para dhe gjatë finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2022 mes Real Madrid dhe Liverpoolit të luajtur në Saint-Denis të Francës.

Sipas mediumit anglez, akuzat janë bërë nga drejtori i atëhershëm i operacioneve të UEFA-s, Sharon Burkhalter-Lau, i cili ishte i dyti në komandë për planifikimin e finales së Parisit.

Guardian pretendon se kjo është bërë “për të mbrojtur nga kritikat njësinë e tij të sigurisë, të kryesuar nga miku më i mirë i presidentit, Zeljko Pavlica.

Raporti i pavarur arriti në përfundimin se “UEFA dhe autoritetet franceze bënë gabime të mëdha dhe se të dy, së bashku me Federatën Franceze të Futbollit dhe disa ministra, “vepruan në mënyrë të papërgjegjshme duke mohuar përgjegjësinë e tyre”.

Show More

Related Articles

Back to top button