LajmeRajon

Autorët qëlluan drejt tavolinës në lokal, kush janë të plagosurit nga atentati në Rrëshen (Emrat)

Autorët e atentatit ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Martin Bardhi dhe u plagosën tre persona të tjerë kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tavolinës, ku ndodheshin viktima dhe tre personat e tjerë që mbetën të plagosur nga plumbat. Sipas rindërtimit të skenës së krimit, autorët kanë vijuar të qëllojnë edhe në lëvizje duke u larguar në rreth 20 metra distancë.

Personat që mbetën të plagosur Olti Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi (djali xhaxhait të viktimës) janë dërguar në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Show More

Related Articles

Back to top button