LajmeMaqedoni

I burgosuri që ka mashtruar dy policët e Idrizovës dhe u ka marrë 4000 euro se do t’i punësojë në MPB, gjendet në burg për të njëjtin mashtrim

Dy policët nga burgu i “Idrizovës” të cilët ja kanë dhënë 4000 euro të burgosurit Janko Janevski për t’i zhvendosur ata në punë në MPB, kanë qenë viktima e të njëjtit mashtrim, për të cilin i burgosuri Janevski është duke vuajtur dënimin me burg prej 9 viteve.
Siç shkruan SDK.MK, transmeton SHENJA, të dy policët do të përgjigjen për dhënie të mitos, ndërsa do të suspendohen nga puna në “Idrizovë”.
Ata kanë qenë aq naiv saqë nuk e kanë ditur se Janevski për mashtrimet e njëjta, ka vuajtur edhe dy dënime me burg.
Janevski paraqitet edhe si ish zv/ministër i Kulturës. Gjatë kohës së gjykimit të dytë për mashtrimin dytë (2010-2012), ai ka qenë në burg ku e ka vuajtur dënimin e parë për të njejtën vepër penale.
Më tepër lidhur me historikun e Janevskit mund të lexoni duke klikuar në linkun më poshtë.

Show More

Related Articles

Back to top button