GostivarLajme

Garazhe në kate mbi sipërfaqe të parkut, Zulbeari: Leja është dhënë në bazë të PGJU të vitit 2016

Pas shumë pritjesh e premtimesh, filloi ndërtimi i njërit nga tre garazhet në kate në Gostivar. Por, ndërtimi i tij ka prekur një pjesë të hapësirës gjelbëruese të parkut të madh të qytetit. Themelet e tij janë duke u vendosur në afërsi të kaferetisë “Relax”, terraca e së cilës poashtu do të shndërtohet në parking të hapur. Semir Zulbeari, drejtues i sektorit për urbanizëm në komunën e Gostivarit tha për televizionin Globi se leja e ndërtimit është dhënë konform Planit Gjeneral Urbanistik të komunës së Gostivarit, i sjellur në vitin 2016 – të, një vit para zgjedhjeve lokale të 2017 – tës. Ai tha se plani nuk mund të ndryshohet brenda dhjetë viteve dhe i njejti paraqet ligj të cilit duhet t’i përmbahen.

“Me planin Gjeneral Urbanistit të qytetit të Gostivarit i cili është sjellur në mars të vitit 2016 është paraparë në atë pjesë të parkut të ketë dedikim ‘E-1’, d.m.th garazhe në kate apo për praking. Plani Detal më pas ka ardhur në përputhje me Planin Gjeneral Urbanistik të vitit 2016 – të. Plani Gjeneral Urbanistik është ligj për ne dhe ne duhet ta respektojë atë plan i cili ka afat kohorë dhjetë vjeçar. Pra, ajo është paraparë në Planin Gjeneral Urbanistik dhe patjetër është dashur të realizohen Plani Gjeneral Urbanistik”, dekaron Semir Zulbeari, drejtues i Sektorit për Urbanizëm pranë Komunës së Gostivarit.

Sa u takon dy garazheve tjera, Zulbeari garanton se ndërtimi i tyre nuk do të jetë në hapësirat e parkut, por jashta tij, gjegjësisht njëri te parkingu i hapur aktual pranë parkut dhe tjetri te parkingu ekzistues te spitali i qytetit.

“Dy të tjerat veç se janë në procedurë për marrjen e lejes për ndërtim dhe besoj se për dy muaj do të pajisen me leje për ndërtim. Njëri prej garazheve në kate do të ndërtohet te parkingu ekzistues i cili është pranë parkut, pra parku nuk preket me këtë garazhë në kate, ndërsa tjetri do të jetë pranë spitalit apo më saktë te parkingu ekzistues i spitalit, i cili do të jetë me kapacitet më të madh”, sqaron Semir Zulbeari, drejtues i Sektorit për Urbanizëm pranë Komunës së Gostivarit.

Sketori për Urbanizëm pranë komunës së Gostivarit ka filluar me përpilimin e Planit të ri Gjenera Urbanistik, përmes të cilit garantohet ruajtja e të gjithë hapësirës aktuale te parku i madh i qytetit si dhe shtimin e disa hapësirave të reja gjelbëruese nëpër vende të ndryshme në qytet.

“Ne jemi në procedurë për ndryshimin dhe plotësimin e Planit Gjeneral Urbanistik, d.m.th prej vitit të kaluar ka filluar procedura për ndryshimin e PGJU-së. Ne si komunë në planin e ardhshëm kemi paraparë sipërfaqje të reja të gjelbërta, praqe të reja dhe sipërfaqet ekzistuese siç është parku i qytetit nuk do të preket dhe çdo sipërfaqe me metër katror të tij mbetet gjelbërim. Por, përveç parkut kemi shtuar edhe sipërfaqe të tjera të gjelbërta të cilat kur do të kemi një draft-version të Planit Gjeneral Urbanistik, do japim sqarim se ku ndodhen ato sipërfaqe të reja të parapara për gjelbërim”.

Ndryshe, tre garazhet në kate kanë kapacitet prej mbi 200 vend-parkime. Kontrata të cilin Komuna e Gostivarit e ka lidhur me koncesionerin, në vitin 2021 kaloi edhe në Këshillin komunal të Gostivarit.

Show More

Related Articles

Back to top button