LajmeRajon

Vëllezër qëndroni vigjilent/ “E keqja kur harrohet, përsëritet edhe më dhunshëm dhe më përgjakshëm; Paqja, siguria dhe demokracia nuk janë dhurata të përjetshme”

Paraprakisht, ndaj dhimbjen dhe shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe kolegëve të dëshmorit të kombit Afrim Bunjaku.

Së dyti, duke u përulur për sakrificën sublime të dëshmorit/ve të Atdheut, më duhet të përsëris thirrjen ulëritëse: “vëllezër qëndroni vigjilent si dhe dy mësime të përbotshme”:

A. “E keqja kur harrohet, përsëritet edhe më dhunshëm dhe më përgjakshëm;
B. Paqja, siguria dhe demokracia nuk janë dhurata të përjetshme”.

Së treti, riciklimi i bandave mercenare të frymëzuara nga oshilacionet e Ministrit të propagandës së Millosheviçit si dhe Rusia-Putiniste, do duhet të na shërbejnë si “sirena alarmi” për të qëndruar zgjuar, punuar dhe luftuar çdo ditë kundër të keqes së përbashkët, kundër rikthimit te errësira e urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore mes popujve të vendeve të Ballkanit.

Së katërti, me përulësinë e një eksperti, me eksperiencë me shumë se modeste në çështjet e sigurisë kombëtare, rajonit, NATO-s etj, do t’i ri-këshilloja publikisht dhe vëllazërisht aktorët politik dhe faktorët institucional në Prishtinë: “të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme si dhe përgjegjësive shtetërore duke i dhënë jetë platformës “dy shtete sovrane një komb i vetëm”.

Thënë këtë, do duhet/must që Tiranë/Prishtinë, “me një zë të vetëm” t’ju konfirmojnë dhe provojnë partnerëve strategjik (USA/NATO/BE) se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon asnjë vend, sigurisht as Serbinë, përkundrazi do të kontribuojë për paqen afatgjatë, stabilitetin demokratik si dhe axhendën Euroatlantike të rajonit.

Së fundmi por e para nga rëndësia, përtej vendosjes sa më shpejt para drejtësisë të banditëve dhe diskretitimit ndërkombëtar të frymëzuesve, besoj edhe me fortë se Jo të LUFTA por PAQJA mes dy vendeve dhe axhenda Euroatlantike mbeten misioni i vetëm i ardhmërisë së qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast, do doja të përcillja publikisht edhe një mesazh për politikbërësit: “sakrificat sublime, përulësia fisnike dhe përkushtimi i spikatur e ushtarakëve, policisë, inteligjencës dhe familjet e tyre, ndaj kombit, meritojnë të trajtohen përditë me dinjitet”.

Lavdi dëshmorëve të Atdheut dhe nderim sakrificave për liri në shekuj. Zoti e bekoftë paqen dhe interesat mbarëkombëtare të Shqiptarëve.

* Piro Ahmetaj, ekspert për SK, Rajonin & NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut; si dhe:
Ish-Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA;
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.

Show More

Related Articles

Back to top button