LajmeMaqedoni

Bytyqi në Washington: Shkëmbimi i mallrave me SHBA është në rritje

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në Uashington u takua me David de Falko, zëvendës ndihmës sekretar për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Tregtisë së SHBA-së.

Në takim, siç njoftojnë nga Qeveria, zv.kryeministri Bytyqi dhe De Falko diskutuan për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, veçanërisht në fushën e energjetikës, TIK-ut, bujqësisë, transportit dhe industrisë së mbrojtjes.

Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe De Falko diskutuan për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, veçanërisht në fushën e energjetikës, TIK-ut, bujqësisë, transportit dhe industrisë së mbrojtjes.Zëvendëskryeministri Bytyqi nënvizoi se shkëmbimi i mallrave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së është në rritje dhe shtoi se në periudhën janar-korrik 2023 ka pasur rritje prej 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bytyqi shtoi, se këto shifra janë shumë optimiste që flasin për potencialin e bashkëpunimit, i cili mund të jetë edhe më i madh.Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi u ndal në krijimin e një zinxhiri të fuqishëm rajonal të vlerave, i cili do të përmirësojë ndjeshëm konkurrueshmërinë e Maqedonisë së Veriut, dhe këtu ai përmendi nevojën për “near shoring“, në mënyrë që vendi, rajoni dhe Evropa si një tërësi nuk do të varen nga zinxhirët e largët të furnizimit aziatik, siç ishte rasti gjatë krizës së KOVID-it.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i tregtisë për Evropë dhe Euroazi, David de Falko, nga ana e tij theksoi se Maqedonia e Veriut është partner strategjik politik dhe ekonomik i SHBA-së dhe shtoi se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej në periudhën e ardhshme.

Show More

Related Articles

Back to top button