Bota

Zelensky emëron Andriy Shevchenkon si këshilltarin e tij

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka emëruar ish-futbollistin dhe trajnerin Andriy Shevchenko si këshilltarin e tij të pavarur.

Vendimi u njoftua me dekret presidencial, i cili u shfaq të martën në mbrëmje në faqen e internetit të presidencës ukrainase.

Në karrierën e tij Shevchenko luajti për Dynamo Kiev, Chelsea dhe Milan. Nga viti 2016 deri në vitin 2021 ai ishte trajner i kombëtares së vendit të tij dhe iu dha titulli Hero i Ukrainës.

Në maj 2022, Shevchenko u bë ambasador i platformës së Ukrainës për mbledhjen e fondeve UNITED24. 

Show More

Related Articles

Back to top button