Titranë- Ka ndërruar jetë analisti kastriot Myftaraj.
Sipas policisë rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, Kastrito Myftaraj, 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor.
Ende nuk dihen shkaqet e vendimit ekstrem.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Kastriot Myftaraj ka lindur në Korçë në vitin 1966. Ai ishte publicist, gazetar dhe analist shqiptar. Së fundmi ai bënte një emision në OraNews me titullin “Ju flet Moska”.