Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar opinionin me vendimet e miratuara sot në seancën qeveritare.
Grubi shkruan se janë miratuar disa vendime për investime të reja nëpër disa shkolla të vendit, e poashtu janë ndërmarrë dhe masa për uljen e çmimeve për produktet ushqimore, përfshirë frutat, pijet alkoolike dhe joalkoolike.
“Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendime të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe mbrojten e standardit jetësor të qytetarëve, si në vijim:
hapjen e procedurës për furnizim publik për ndërtimin e shkollës së re fillore me emrin “Rilindja” në fshatin Sellcë në vlerë të përgjithshme prej 44.677.975,00 dhe për realizimin e mbikëqyrjes teknike – profesionale të procesit të ndërtimit në vlerë prej 1.116.949,37 denarë
hapjen e procedurës për furnizim publik për vendosjen e fasadës termo – teknike në objektin e shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në komunën e Haraçinës në vlerë prej 14.159.925,00;
hapjen e procedurës për furnizim publik për mbindërtimin e shkollës fillore “Shën Kirili dhe Metodi” në fshatin Kuçevishtë të komunës së Çuçer Sandevës në vlerë prej rreth 21.518.132 denarë;
nga nesër vendoset “çmim i garantuar” për pijet joalkoolike, ujin e gazuar dhe jo të gazur dhe birrën, çmimet e të cilave ulen për më së paku 10%;
zvogëluam marzhin tregtar për pemët dhe perimet me çka çmimet e tyre do të ulen deri në 30%
hoqëm taksën e importit – normës doganore për qumështin dhe pavllakën gjë që do të ndikojë në uljes e çmimeve edhe të këtyre produkteve.”, shkruan Grubi