LajmeMaqedoni

Nesër në Shkup do të ndahet Çmimi i BE-së për Gazetari Hulumtuese 2023

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë, Tomson Media dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, nesër, më 28 shtator në Europe House, Shkup, me fillim nga ora 19:00 do të zhvillojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimit të BE-së për Gazetari Hulumtuese 2023 për storjen më të mirë hulumtuese në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.    

Në këtë ceremoni fjalim zyrtar do të kenë ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer dhe kryetari i komisionit të jurisë për çmimin e BE-së për gazetari hulumtuese, Konstantin Testorides.

Çmimi i BE-së për Gazetarinë Hulumtuese në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi u krijua nga Bashkimi Evropian në vitin 2015 me qëllim promovimin e arritjeve të jashtëzakonshme në gazetarinë investigative dhe rritjen e dukshmërisë së gazetarisë cilësore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Në konkurs mundej të dorëzoheshin storie hulumtuese të publikuara nga mediat në Maqedoni në periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2022, të cilat kanë të bëjnë me tema si liria e shprehjes, sundimi i ligjit, transparenca, keqpërdorimi i pushtetit dhe të drejtave themelore, korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Fondi i çmimeve në secilin prej shtatë vendeve për vitin 2023 (për historitë investigative të publikuara në vitin 2022) arrin në 10,000 euro. Çmimi i parë është 5000 euro, i dyti 3000 euro dhe i treti 2000 euro.

Çmimi i BE-së për gazetari hulumtuese koordinohet nga Thomson Media, ndërsa në Maqedoni zbatohet nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias.

Paneli i jurisë për Çmimet e BE-së për Gazetari Hulumtuese përbëhet nga ekspertë të medias, disa prej tyre anëtarë të konsorciumit të projektit, si dhe nga rrjeti i gazetarëve, redaktorëve dhe anëtarëve të komunitetit akademik të njohur të konsorciumit.

Show More

Related Articles

Back to top button