LajmeRajon

Situata në veri të Kosovës, Andoni: Dy emisarët e BE-së, nuk mund ta përmbushin më detyrën

Analisti, Ben Andoni në një intervistë për Ora News foli për sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë edhe një polic i Kosovës. Sipas Andonit, dy emisarët e BE nuk mund ta përmbushin më detyrën për të ulur në dialog Serbinë dhe Kosovën.

“Kisha serbe i ka akuzuar serbët që kanë sulmuar. Kurti ka fituar disa pikë duke treguar se në retorikën e tij ka disa të vërteta. Mbi Kosovën ka masa shtrënguese. Ndërkombëtaret duhet të tregojnë mënyrën se si duhet rregulluar dialogu mes Serbisë e Kosovës.

Të dy emisarët e BE duket se nuk mund ta përmbushin më detyrën për të ulur në dialog Kosovën dhe Serbinë. Fitorja më e madhë nuk erdhi nga politika e Kosovës, por nga pasojat e sulmit në veri. Kosova ka fituar më shumë kohë për tu marrë më punët e brendshme të vendit”, tha ndër të tjera Andoni. 

Show More

Related Articles

Back to top button