LajmeMaqedoni

Edhe me opozitën e bashkuar dhe pa Mexhitin në parti? / Bekteshi: BDI-ja do t’i fitojë zgjedhjet, madje edhe më bindshëm

Nuk e ka një përgjigje decide se a do të jetë ministër i Ekonomisë edhe pas zgjedhjeve parlamentare, por Kreshnik Bekteshi është i bindur, se partia nga ku vjen ai, Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë në nivel edhe më të mirë se sa ka qenë deri më tani.

“Do të jetë në nivelin e njëjtë, mos të them edhe më të mirë për shkak se BDI në kontinuinitet është parti e cila sjell freski, është parti e cila i ka kudarot më të përgatitura”, tha Bekteshi në “10 Minuta” në TV21.

I pyetur se a do të ndodh kjo edhe pse kemi tashmë një opozitë të bashkuar dhe Izet Mexhiti nuk është pjesë e partisë, ai me përgjigje:

“Ajo as që vihet në dyshim që Bashkimi Demokratik për Integrim do t’i fitojë zgjedhjet, por do t’i fitojë zgjedhjet edhe më bindshëm për shkak të reformave që i ka bërë brenda për brenda partisë”./TV21

Show More

Related Articles

Back to top button