GostivarLajme

Puntori mbi mbrojtjen dhe monitorim të shpellës “Bukoroshja” në Gjonovicë

Periudhën e ardhshme një vjeçare në shepllën e Gjonovicës do të bëhet hulumtim në çdo stinë mbi florën dhe faunën në brendi të saj. Parprakisht, shpellës do t’i vendoset derë mbrojtëse e cila, pos mbrojtjes nga individë të papërgjegjshëm, do mbrojë edhe lakuriqët në brendi të shpellës. Për hulumtimin dhe vendosjen e derës hyrëse janë paraparë 28 mijë euro. Projekti për mbrojtje dhe monitorim të shpellës së Gjonovicës ka bërë prezentimin e parë, ndërsa vjen nën implemetim të klubit speleologjik Korabi nga Gostivari dhe shoqata hulumtuese Ursus Speleos – Shkup. Jeton Osmani nga klubi speleologjik Korabi sqaron se projekti mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2, i cili financohet nga BE zbatohet nga UNDP dhe Komuna e Gostivarit.

“Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian, UNDP dhe Komuna e Gostivarit në bazë të tirrjes ReLoad 2 për partneritet rajonal në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri por mund të thuhet edhe në të gjithë Ballkanin. Projekti parasheh disa faza duke filluar me vendosjen e një dere mbrojtëse me “EU BET” standard që faktikisht mbron edhe lakuriqët që mos dëmtohen, dhe na garanton mbrojtjen e shpellës në brendësi nga njerëz të papërgjegjshëm që deri më tani kanë shkruar disa grafite në shpellë me çka kanë dëmtuar speleotermeve apo dekoracioneve shpellore”, dekaron Jeton Osmani nga klubi speleologjik Korabi – Gostivar.

Berker Samet nga shoqata hulumtuese Ursus Speleos – Shkup, theksoi se hulumtimi i shpellës është katër stinor dhe do të zgjasë deri në gusht të vitit tjetër. Hulumtimi gjatë çdo stine do të përfshi inventarizimin dhe hulumtimin mbikorbiologjik të shpellës.

“Projekti do të zgjasë gusht të vitit 2024. Gjatë kësaj periudhe një vjeçare do të kryhet hulumtim katër sezonal prej ku do të sigurohen të dhëna për shpellën, gjegjësisht do të azhurohen të dhënat ekzistuese si për invetarizim poashtu edhe për faunën në shpellë”, deklaron Berker Samet nga shoqata hulumtuese Ursus Speleos – Shkup.

E njohur ndryshe si shpella “Bukuroshe”, projekti fillimisht parasheh të fillojë me derën mbrojtëse e cila pritet të vendoset në hyrje të shpellës muaj e ardhshëm. Ndryshe, në vitin 2018 – të në shpellën e ”Gjonovicës” u bë edhe një eksplorim nga klubi speleologjik Korabi ku morën pjesë edhe spelolog nga Italia.

Show More

Related Articles

Back to top button