Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila dënon sulmin terrorist të serbëve mëngjesin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Rezoluta parasheh gjithashtu qe Qeveria të bashkëpunojë me aleatët ndërkombëtarë, sidomos me ShBA-në, si dhe ofron mbështetje të plotë për Policinë e Kosovës, në ushtrimin e përgjegjësive të saj, raporton Indeksonline.
Rezoluta parasheh gjithashtu se është e nevojshme të nisë një hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë, lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste.