GostivarLajme

Gostivar, vdes blegtori nga plagët e shkaktuara nga demi

Një i moshuar banor i fshatit Vërben (komuna e Mavrovë – Rostushë) ka vdekur nga lëndimet e shkaktuara nga një dem gjatë shkarkimit nga kamioni në tregun e kafshëve në Gostivar.

Sipas SPB Tetovë, rasti në polici është raportuar sot se në tregun e kafshëve në Gostivar, gjatë shkarkimit nga kamioni, një dem ka goditur pronarin e tij 82-vjeçar L.S. fshati Vërben.

Sipas informacioneve fillestare, i moshuari ka tentuar ta shtyjë kafshën të zbresë nga rimorkioja e kamionit, por në një moment ajo ka goditur me kokë trupin e 82 vjeçarit dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, ku menjëherë është transferuar për ndihmë mjekësore.

Shumë shpejt ai u nënshtrohet plagëve të marra. Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kryer hetim në vendngjarje dhe trupi i pajetë pas kontrollit mjekësor i është dorëzuar familjes.

Show More

Related Articles

Back to top button