LajmeRajon

FOTO/ Sulmi në veri të Kosovës, mesazhi në bluzën e deputetes për BE-në: Refuzoni terrorin, përqafojeni Evropën

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi në seancën e sotme të Kuvendit në Kosovë ka veshur një bluzë në të cilën ka një dedikim për BE. 

“BE: Refuzoni terrorin, përqafojeni Evropën. Masa kundër shtetit terrorist, jo shtetit paqësor”, shkruhet në bluzen e Matoshit. 

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje, për Afrim Bunjakun, oficeri i Lartë i Kosovës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të vendit të tij, mëngjesin e së dielës, ku u sulmua nga një grup i organizuar terroristësh serbë.

Show More

Related Articles

Back to top button