LajmeMaqedoni

Protesta e dhunshme të 5 korrikut, Prokuroria kërkon paraburgim për tetë persona

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për tetë persona që dyshohet se janë përfshirë në protestat e dhunshme para Kuvendit me 5 korrik, përcjell TV21. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “pjesëmarrje në një turmë që do të kryejë vepër penale” nga neni 385 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Të dyshuarit gjatë një tubimi publik të qytetarëve, kanë marrë pjesë në turmë dhe kanë vepruar së bashku duke filluar të tërheqin rrethojën mbrojtëse metalike të vendosur nga MPB. Pasi e kanë hequr gardhin, në objektin e Kuvendit kanë filluar të hedhin sende të forta – gurë, pllaka bekaton, sende hekuri, shenja të komunikacionit, kosha plehrash, mjete piroteknike dhe kokteje molotovi”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Në të njëjtën kohë, një polic mbeti i plagosur rëndë dhe u plagosën 27 policë të vendosur në kordonin policor për mbrojtjen e ndërtesës së Kuvendit dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Të dyshuarit me veprimet e tyre kanë dëmtuar fasadën e Kuvendit, kanë thyer xhamat, kanë thyer objektin e sigurisë të ngritur nga MPB-ja, kanë dëmtuar pajisjet e policisë dhe një automjet të policisë.

“Nga tetë të dyshuarit, gjashtë janë të moshës nga 18 deri në 22 vjeç, një është i moshës 30 dhe një është i moshës 36. Për ngjarjen janë raportuar tre të mitur, për të cilët procedura do të zhvillohet konform Ligjit për drejtësi për fëmijët, njofton Prokuroria Publike.

Show More

Related Articles

Back to top button