LajmeRajon

Rama në një linjë me Vuçiçin/ Këshilltarja e Kurtit: Ndihma më e madhe që mund të japësh është heshtja

Anëtarja e kryesisë së këvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e vendit.

Rama ishte sërish në të njëjtën linjë me mikun e tij, presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, që kishte kërkuar po ashtu që KFOR të kontrollojë veriun e Kosovës.

Mihali tha se Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar nga KFOR që ta marrë kontrollin në veri e as do ta bëjë, duke rrëzuar mashtrimin e Ramës.

Kujtojmë se kryeministri shqiptar tha sot se kjo është edhe një kërkesë e Kosovës.

“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, shkruan Mihali.

Show More

Related Articles

Back to top button