GostivarLajme

Kryetari Taravari në kabinetin e tij priti poeten dhe piktoren më të re të qytetit të Gostivarit,Berinika Arsllani

Kënaqësi të prisja në kabinetin tim poeten dhe piktoren më të re të qytetit të Gostivarit.

Berinika Arsllani bëri jehonë që me librin e parë poetik “Mes një ëndrre të bukur si një përrallë” të cilin e solli me plotë emocion dhe një mjeshtëri të rrallë, me çka dëshmoi talentin që kjo vajzë e re ka për poezinë.

Ky nuk është suksesi i parë i Berinikës, pasi ajo vitin e kaluar na solli ekspozitën e saj me piktura “Dashuria ndaj librit”.

Berinikës i uroj suksese në rrugën e saj dhe uroj të na bëjë krenarë edhe me vepra të tjera poetike e artistike në të ardhmen.

Show More

Related Articles

Back to top button