BotaLajme

Italia ul çmimet e ushqimeve me 10% duke nisur nga 1 tetori

Qeveria italiane do të nënshkruajë një marrëveshje me shoqatat e prodhuesve dhe me supermarketet e vendit me synimin për të ulur çmimet për produktet e nevojave bazë, kryesisht në sektorin ushqimor.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, çmimet do të bien nga 1 tetori deri në fund të vitit mesatarisht 10%.

“Çmimet e ulura” do të vlejnë për tre muaj, deri në fund të vitit dhe llogaritet se çdo familje në vend do të kursejë gjithsej deri në 150 euro. Me çmim të reduktuar do të shiten mishi, qumështi, sheqeri, vezët, mielli, orizi, por edhe pelenat apo barnat pa recetë.

Konsumatorët do të mund të dallojnë produktet specifike, falë një ngjitësi të veçantë, me ngjyrat e flamurit italian.

Show More

Related Articles

Back to top button