LajmeRajon

Surroi: Gabim, edhe nderimi i luftëtarëve shqiptarë të Kumanovës dhe luftëtarëve serbë të Banjskës

Gazetari dhe publicisti kosovar, Veton Surroi, ka thënë se është gabim edhe që Kosova ka nderuar si heronj njësitin paramilitarë që kishte orgnaizuar sulmin në Kumanovë në vitin 2015 dhe gjithashtu ka thënë se është gabim që njësiti paramilitarë serb që ka sulmuar Kosovën po heroizohet nga Serbia.

Surroi ka thënë se të dyjat janë gabim dhe se dy gabime nuk e bëjnë një të drejtë.

“Trupat e njësisë paraushtarake shqiptare etnike që sulmuan Maqedoninë Veriore (2015) u cilësuan si heronj në Kosovë. Pjesëtarët e njësisë paraushtarake etnike serbe që sulmuan Kosovën (2023) u përshëndetën si heronj në Serbi.Të dyja gabim! Dy gabime nuk bëjnë një të drejtë! “, ka shkruar Surroi.

Show More

Related Articles

Back to top button