LajmeRajon

Kurti dhe Konjuca te familja e heroit Bunjaku: Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kabinetet e tyre, të enjten ishin në vizitë në shtëpinë e rreshterit të ndjerë të Policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Ata i shprehën ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku, thuhet në komunikatën për media.

Kurti ka thënë se vepra e tij dhe përkushtimi ndaj atdheut, do të jetë gjithmonë në mendjet e zemrat tona.

“Afrim Bunjaku, nga rreshter i Policisë u bë hero i Kosovës. Emri i tij s’do të harrohet kurrë. Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë. Rënia e tij heroike ngrit lart Republikën e pavarur dhe përgjegjësinë shtetërore për ligj e rend e siguri anembanë për të gjithë dhe secilin. Lavdi!”, shkroi Kryeministri Kurti në librin e kujtimeve.

Show More

Related Articles

Back to top button