LajmeRajon

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur

Zv.kryeministrja e Kosovës, njëherësh edhe Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka deklaruar mbrëmjen e sotme në Top Story se Asociacioni “ka vdekur”.

Ajo u shpreh se tashmë ka prioritete komplet ndryshe pas sulmit të së dielës, në lidhje me BE-në dhe SHBA-në.

Tashmë sipas saj siguria është prioriteti kryesor i diskutimeve me ndërkombëtarët, gjë e cila e ka ndryshuar pozitën e Kosovës pas ditës së dielë.
Gërvalla u shpreh se nuk ka shkelje më të rëndë sesa agresioni i hapur ndaj atij që pretendon që ke në tavolinë.

“Të them të drejtën pas të dielës çdo bisedë për Asociacionin më duket e tepërt se pas te dielës nuk kanë kuptim. Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët. Të koordinojmë punën e komunave në veri të Kosovës është dallim tjetër. Janë katër parime të mos shkelë sovranitetin, Kushtetutën, të mos dëmtojë dhe të jenë koordinues. Asociacioni i 2013 është kundër kushtetutës së Kosovës dhe nuk mund të bëhet. Escobar shumë qartë e ka përcaktuar se nuk mund të ketë Asociacion pasi mund të jetë një republikë e dytë serbe. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme që shkelja e Kushtetutës të mos jetë pjesë e marrëveshjes që kemi pranuar në Bruksel. Nuk ndodhi sepse Serbia e ka pasur të qartë që nuk është e gatshme e që i mungon gatishmëria e plotë. E dallojmë BE-në nga SHBA sepse SHBA ka qenë më pragmatike në të kuptuarit të realitetit të vendit tonë dhe të Ballkanit. Çdo përpjekje e jona për të sjellë energji dhe rezultate në proces, në fund ju e shihni që jemi pala e vetme që kërkon implementimin e marrëveshjes në Bruksel. Ky dialog nuk çon askund është qorrsokak.

Për mua është shumë e rëndësishme që mbas asaj që ka ndodhur të dielën ka prioritete krejt të tjera në raportin tonë me ndërkombëtarët, siguria. Nuk ka shkelje më të rëndë sesa agresioni i hapur ndaj atij që pretendon që ke në tavolinë. Pas sulmit qëndron Serbia dhe aty ka pasur armatim për qindra trupa.”- tha Gërvalla.

Show More

Related Articles

Back to top button