LajmeRajon

Kurti i përgjigjet Ramës: Policia jonë është reaguese e parë, e pasuar nga EULEX-i dhe më pas KFOR-i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u deklarua rreth prpopozimit të homologut të tij shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin mbi veriun e Kosovës.

Kurti u shpreh se reaguesja e parë është policia dhe sipas tij ky protokoll nuk duhet të ndryshojë, përcjell portali rtv21.tv

“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta që përfshijnë policinë tonë dhe KFOR-in përgjatë kufirit Kosovë-Serbi. Për sa i përket çështjeve të tjera, protokolli është vendosur tashmë. Kudo në Kosovë, policia jonë është reaguese e parë, e pasuar nga EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Unë nuk besoj se ky protokoll duhet të ndryshohet.’, tha Kurti për Istraga.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje që KFOR-i ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës për të parandaluar ndonjë konflikt më të madh, që sipas tij, sot është më i mundshëm se asnjëherë më parë.
Në një konferencë për media të enjten, Rama ka thënë se një gjë të tillë e ka propozuar edhe në samitin e NATO-s.

Show More

Related Articles

Back to top button