LajmeRajon

U gjet i pajetë në territorin e Serbisë, zbulohet identiteti i 19-vjeçarit nga Kosova

19-vjeçari me origjinë nga Kosova, Shqipron Muçiçi është gjetur i pajetë jete në territorin e Serbisë në kufi me Kroacinë. 

Lidhur me vdekjen e të riut kanë reaguar edhe familjarët e tij. Përmes një postimi në Facebook, një prej të afërmve ka thënë se Shqiproni ka humbur jetën tragjikisht në rrethana ende të panjohura.

Sot, me zemër te thyer ju njoftoj se Shqiproni jonë nuk është më ne mesin tonë, atë e deshi Allahu me shumë se na. Familjarë dhe  miq, ju njoftoj se Shqipron Shemsi Muçiqi humbi jetën tragjikisht në rrethana ende të pa qarta në kufirin e Kroacisë. Për detajet e varrimit do t’ju lajmëroj me kohë.

Njoftimin për gjetjen e trupit të tij e dha fillimisht ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka raportim për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Batrovc

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Show More

Related Articles

Back to top button