LajmeRajon

Lista Serbe: EULEX-i dhe KFOR-i të painteresuar në parandalimin e keqtrajtimit të serbëve

Lista Serbe thekson se në orët e hershme të mëngjesit policia e Kosovës, të cilët janë të pranishëm sipas tyre ilegalisht në veri të Kosovës, hynë në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicën Veriore dhe me atë rast rrënuan disa nga dhomat me forcë të tepruar dhe brutaliteti, pengimi i punës së punonjësve shëndetësorë dhe frikësimi i pacientëve, të cilët janë duke iu nënshtruar trajtimit spitalor në këtë institucion.

Po ashtu, në njoftimin e Listës Serbe, theksohet se paralelisht me bastisjen në Spitalin e Mitrovicës, është bërë bastisje brutale edhe në disa objekte private në veri të Kosovës, duke shtuar se ende janë duke mbledhur të dhëna për këto bastisje.

Në njoftim sqarohet se gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, është bllokuar edhe rruga që të çon në kopshtin e fëmijëve, gjegjësisht institucionin parashkollor “Danica Jaramaz” dhe shkollën fillore “Sveti Sava”, si dhe se mësuesit dhe edukatoret nuk kanë mundur të shkojnë vendet e tyre të punës, por sipas tyre fëmijët ishin të tmerruar dhe prindërit e shqetësuar nuk lejoheshin t’i çonin fëmijët e tyre në kopsht ose në klasa.

close

volume_off

“Natyrisht, Kurti tani po i përdor ngjarjet tragjike nga Banjska për të justifikuar të gjitha aktivitetet antiserbe në Kosovë, si dhe për të vazhduar keqtrajtimin e mëtejshëm të qytetarëve tanë në një distancë prej dhjetëra metrash, absolutisht të painteresuar për të parandaluar keqtrajtimin e popullit serb apo për t’u përfshirë aktivisht dhe për të parandaluar veprimet ilegale të policisë së Kosovës. Në këtë sjellje të pacivilizuar nuk ka pasur asnjë pjesëtar të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Show More

Related Articles

Back to top button