LajmeRajon

Vuçiq tha se Radoiçiq dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit, nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe

 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll TV Espanyol ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, ka thënë Vuçiq.

Ai përmendi se Listën Serbe e sheh si luftëtarë të lirisë dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë mendojnë të njëjtën gjë.

Në këtë intervistë për televizionin kombëtar spanjoll, presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.

“Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar sepse e di sa agresivë janë Kurti dhe Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë shumë mbështetje nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo më shqetëson dhe më tremb”, tha Vuçiq.

Policia e Kosovës sot që nga mëngjesi ka kryer një aksion policor në pjesën veriore të Kosovës. Aty u bastistën pronat e njeriut kryesor që dyshohet se udhëhoqi grupin terrorist që të djelën sulmuan Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe katër sulmues serbë.

Radoiçiq është në “listën e zezë” të SHBA-së dhe i ndalohet hyrja dhe të bëjë biznes në atë vend. Ai u vendos në listë për shkak të lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar.

Show More

Related Articles

Back to top button