LajmeRajon

​Video nga vila dhe banesa e Radojçiqit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar video nga banesa ekskluzive e terroristit Milan Radojçiq.

Sveçla ka shkruar se sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund.

“Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami”. Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë. Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, ka shkruar Sveçla.

Përndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, ka thënë Vuçiq, në një intervistë për TV Espanyol.

Në vitin 2018, Vuçiq pretendonte se nuk e njeh dhe se nuk ka biseduar me Radoiçiq kurrë. Pesë vjet më vonë e falënderoi për “ruajtjen e serbëve në Kosovë”. Më pas thotë se do të merret në pyetje nga drejtësia.

Radojçiq u pa së fundmi në Manastirin në veri të vendit, ku qëndruan terroristët, pas sulmit terroristë ku mbeti i vrarë një Policë i Kosovës. Një pjesë e terroristëve kanë arritur të largohen, ndër ta edhe Radojqiq, i cili ishte i plagosur dhe shërohej në Serbi.

Ai kërkohet nga institucionet e Kosovës për shumë vepra terroriste e penale.

https://fb.watch/nmvwcCzlYz/

Show More

Related Articles

Back to top button