
Kanalet e “Arena Sport” që transmetohen edhe në Maqedoninë e Veriut përmes operatorëve të ndryshëm të telefonisë dhe atyre kabllor sot po shpërndajnë një reklamë me përmbajtje provokuese, urrejtëse dhe nxitëse lidhur me ngjarjet e javës së kaluar në manastirin Banjskës në veri të Kosovës ku u vra një pjesëtar i policisë nga një sulm terrorist.
Por reklama e transmetuar në Arena Sport me porosinë “Pamtiçemo” (Do ta kujtojmë), ka të bëj me vrasjen e tre pjesëtarëve serb të grupit terrorist, përcjell INA.
Lidhur me këto mesazhe urrejtëse dhe nxitëse duhet të reagoj Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike (ASHAAVM).(INA)