Gjatë ditës së sotme kanë përfunduar punimet për shtrimin me pllaka bekatoni të një rruge në lagjen “Banjeshnica” në Gostivar.
Informacioni është bërë i ditur vetë nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
“Bekatonizimi i një rruge në lagjen Banjishnicë në gjatësi 200 metra dhe gjërësi mesatare 4 metra, përfundoi sot. Ta gëzojnë banorët!”, shkruan kryetari Taravari në rrjetet sociale.
Ndryshe, ditën e djeshme Komuna e Gostivarit promovoi edhe një rrugë tjetër të asfaltuar, gjegjësisht rrugën që lidh Debreshin me Zdunjën.