LajmeSport

Tottenhami arrin marrëveshje për transferimin e Lenglet, mungon vetëm zyrtarizimi

Tottenham Hotspur ka rënë dakord të nënshkruajë me Clement Lenglet si huazim nga Barcelona për sezonin 2022/23.

Është gazetari i njohur i transferimeve, italiani Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.

Sipas Romanos, kushtet personale janë rënë dakord dhe klubet aktualisht janë duke përpunuar detajet përfundimtare, ku nuk ka asnjë mundësi blerje.

Zyrtarisht ai do të kthehet te Barça në qershor 2023, ndërsa Spurs do të paguajë një tarifë huazimi dhe një pjesë të pagës.

Barcelona është në mes të një vere të ngjeshur dhe një nga parimet kryesore të ambicieve të tyre përfshin lëvizjen uljen e shpenzimeve dhe largimi i Lenglet i përshtatet planit.

Francezi iu bashkua Barcelonës në janar të vitit 2018 nga Sevilla dhe ndërsa karriera e tij në Camp Nou filloi me shkëlqim, ai ka humbur rëndësinë në këto vitet e fundit.

Gerard Pique, Ronald Araujo dhe Eric Garcia ishin të gjithë përpara tij në rendin e zgjedhjes në qendër të mbrojtjes sezonin e kaluar dhe Andreas Christensen është shtuar në listë tashmë. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button