BotaLajme

Orban e vë në pikëpyetje anëtarësimin e Ukrainës në BE: Ka shumë çështje që duhet dhënë përgjigje

Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha të premten se “pyetjeve shumë të vështira” do të duhet të përgjigjen përpara se Bashkimi Evropian të mund të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën.

Vendet e BE-së do të vendosin në dhjetor nëse do të lejojnë Ukrainën të fillojë negociatat e pranimit, të cilat do të kërkonin mbështetjen unanime të 27 anëtarëve. Diplomatët kanë thënë se Hungaria mund të jetë një pengesë.

“Ne nuk mund ta shmangim pyetjen – kur gjatë vjeshtës do të kemi negociata në Bruksel për të ardhmen e Ukrainës – nëse mund të shqyrtojmë seriozisht anëtarësimin e një vendi, për të filluar bisedimet e pranimit me një vend që është në luftë”, tha Orban, raporton reuters.

 “Ne nuk e dimë se sa i madh është territori i këtij vendi, pasi lufta është ende në vazhdim, nuk e dimë se sa e madhe është popullsia teksa njerëzit po ikin… për të pranuar një vend në BE, pa ditur parametrat e tij, kjo do të ishte e paprecedentë”, pohoi kreu i qeverisë hungareze.

“Kështu që unë mendoj se ne duhet t’u përgjigjemi pyetjeve shumë të gjata dhe të vështira derisa të arrijmë të vendosim në të vërtetë për fillimin e bisedimeve të pranimit”, tha ai.

Duke komentuar deklaratën e Orbanit, ministria e jashtme e Ukrainës tha se ishte pozitive “që kryeministri hungarez është i shqetësuar për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”.

Kujtojmë sse Orban ka lidhje më të ngrohta me Moskën se sa shumë vende tjera të BE-së dhe ka kundërshtuar vazhdimisht Kievin, duke përfshirë të drejtën e hungarezëve etnikë për të mësuar në gjuhën e tyre amtare pasi Ukraina miratoi një ligj të vitit 2017 që kufizon përdorimin e gjuhëve të pakicave në shkolla.

Orban i tha parlamentit të hënën se Hungaria nuk do të mbështesë Ukrainën për asnjë çështje në rrafshin ndërkombëtar derisa të rikthehen të drejtat gjuhësore të hungarezëve etnikë atje.

Hungaria është anëtare e NATO-s dhe kundërshton pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Hungaria ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë, por ka mirëpritur refugjatët ukrainas që ikin nga lufta.

Show More

Related Articles

Back to top button