BotaLajme

Sulmi në Ankara, Turqia bombardon kryengritësit kurdë në Irak

Autoritetet turke thanë se kanë kryer një numër sulmesh ajrore ndaj rebelëve kurdë në veri të Irakut, disa orë pasi një shpërthim vetëvrasës goditi objektin e Ministrisë së Brendshme në Ankara.

Sipas Qeverisë turke, 20 objektiva u shkatërruan dhe shumë militantë nga grupi rebel “u neutralizuan”, ka raportuar BBC-ja të dielën.

Nga hetimet e para është thënë se sulmi në mëngjesin e së dielës u krye nga një anëtar kurd që hodhi veten në erë, ndërsa sulmuesi i dytë u vra nga policia.

Show More

Related Articles

Back to top button