BotaLajme

Profesori britanik: Terroristët serbë duket se u trajnuan me makinat që SHBA-ja i dha Serbisë

Policia e Kosovës të dielën më 1 tetor, prezantoi fakte të reja që ndërlidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Në këto fakte të reja u prezantuan pamjet ku vëreheshin grupi i armatosur terrorist, duke u stërvitur në pronën e Milan Radoiçiçit.

Lidhur me këto fakte është deklaruar edhe profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir.

Ai në platformën “X” ka shkruar se “departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdor këto automjete për të trajnuar terroristë?”

Hehir ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shumë për të shpjeguar.

“Makinat duken sikur ‘Humvee’ amerikanë. Sigurisht, Departamenti i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur për t’i trajnuar terroristët makinat që iu dhanë donacion nga SHBA? Vuçiq ka shumë për të shpjeguar”, ka shkruar ai.

Show More

Related Articles

Back to top button