Sot një lajm shumë i hidhur na trishtoi të gjithëve. Në një aksident me fatalitet, humbi jetën i riu Erion Zenuni.
Erionin e kam njohur në aktivitete shkollore të Gostivarit si një djalë i rregullt dhe aktiv. Ishte nxënës shembullor i mjeksisë dhe një djalë i dashur për të gjithë ne. Ai sot do të fillonte Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, por ëndërra e tij për të qenë një mjek dhe për të qenë në shërbim të popullatës, u ndërpre. Urojmë që raste të tilla mos të na përsëriten.
Qofsh i parajsës Erion dhe Zoti të pastë afër. Ngushëllime të sinqerta familjes, shokëve dhe kolegëve!