LajmeMaqedoni

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

Është publikuar lista e vendeve më të sigurta në botë për vitin 2023. Në këtë listë Maqedonia e Veriut ndodhet në vendi e 38-të.

Vendi më i sigurt në botë për vitin 2023 është Islanda, ky vend i Evropës Veriore ka kryesuar këtë listë çdo vit që nga viti 2008. Danimarka është vendi i dytë në këtë listë pjesërisht për shkak të nivelit të ulët të korrupsionit qeveritar, dhe e treta është Irlanda, e cila u hodh me pesë vende në krahasim me vitin e kaluar.

Sa i përket shteteve të Ballkanit, në listë më lart është Sllovenia në vendin e 8-të, Kroacia është në vendin e 14-të dhe bullgaria në vendin e 30. Më poshtë shtetit të Maqedonisë në listë vijojnë, Shqipëria në vendin e 40-të, Mali i Zi në vendin e 45-së, Greqia 60, Bosnja dhe Hercegovina (61), Serbia (65) dhe Kosova në vendin e 70-të.

Në anën tjetër të listës janë vendet e shkatërruara nga lufta, me dhunë të përhapur dhe paqëndrueshmëri politike, duke i bërë ato mjaft të pasigurta. Afganistani, Jemeni, Siria, Rusia dhe Sudani i Jugut janë ndër vendet më të pasigurta.

Indeksi Global i Paqes (GPI) i ka renditur vendet në një gamë të gjerë faktorësh, nga nivelet e dhunës dhe krimit te terrorizmi dhe konflikteve ndërkombëtare. Ky raport paraqet analizën më gjithëpërfshirëse të tendencave të paqes, vlerës ekonomike dhe zhvillimit të paqes në shoqëri.

Show More

Related Articles

Back to top button