LajmeRajon

Gërvalla: Serbia është afruar si Rusia para sulmit në Ukrainë,jemi të shqetësuar

Afrimi i ushtrisë serbe rreth kufirit me Kosovën i ngjan sjelljes së Rusisë kur iu afrua Ukrainës para invazionit, ka thënë Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

“Nuk ka pasur asnjëherë koncentrim të tillë të trupave në vitet e fundit”, ka deklaruar Gërvalla në një intervistë për Deutschlandfunk.

“Armatimi që kanë aty, tankset, na jep ndjenja të këqija, sepse nuk e dimë si do të reagojë komuniteti ndërkombëtar”, thotë ajo.

Gërvalla shton se s’është veç te ushtria rreth kufirit, pro edhe te retorika dhe metodat që ngjajnë në sjelljen e Rusisë kundrejt Ukrainës.

Gërvalla ka bërë thirrje që të ketë një përgjigje të prerë nga komuniteti ndërkombëtar, “për shembull BE-ja duhet të ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat dhe të ndalojë fondet”.

“Presidenti serb tregoi saktësisht se cili është plani tetë ditë më parë. Plani ishte që të pushtojnë një pjesë të territorit tonë dhe më pas, të na detyrojë të negociojmë për territorin në Bruksel. Përpjekja dështoi. Fatmirësisht dështoi. Por ne nuk e dimë se çfarë janë planet për të ardhmen”, deklaroi Gërvalla.

“Nga ana tjetër, kjo nuk është hera e parë që Vuçiç e çon ushtrinë e tij në kufi. Kjo nuk është hera e parë që ai kërcënon me luftë. Dhe dikush si Vuçiç, i cili qëndroi në krah të Millosheviç-it në vitet ’90 dhe ishte ministër i tij i informacionit dhe propagandës, e di saktësisht se si të sillet me Perëndimin dhe si të shfrytëzojë gabimet e Perëndimit”.

Gërvalla pohoi në këtë intervistë me gazetarin Dirk-Oliver Heckmann se “ne i kemi paralajmëruar ndërkombëtarët për përshkallëzim për dy vjet e gjysmë dhe, veçanërisht që nga lufta në Ukrainë”.

“Ne kemi paralajmëruar edhe më urgjentisht nga lufta në Ukrainë, sepse jo vetëm që trupat po sillen në kufi, por të gjitha modelet janë njëjtë. Gjuha, zgjedhja e fjalëve, metodat, gjithçka është e ngjashme me atë se si sillet Putini në Ukrainë. Prandaj është edhe më urgjente të ndërmerren hapat e nevojshëm”. (AP)

Show More

Related Articles

Back to top button