Kroacia iu shtua sot listës së shteteve me të cilat Shqipëria, gjegjësisht Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, kudo ku ata jetojnë e punojnë të mos humbasin asnjë ditë pune për përfitimin e pensionit.
Po ashtu, marrëveshje bashkëpunimi kanë nënshkruar edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë dhe Ministria Sociale kroate.
Ajo përfshinë një plan bashkëpunimi në fushën e shëndetit dhe mjekësisë për vitet 2024-2026.
Ndryshe, dje ka nisur së zbatuari marrëveshja e njohjes reciproke të kontributeve mes Shqipërisë me Zvicrën, ndërsa shumë shpejt pritet finalizimi i marrëveshjes së me Italinë, nga e cila pritet të përfitojnë mijëra qytetarë shqiptarë.