Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, publicisti Veton Surroi u shpreh se nuk është në interes të Kosovës të thuhet se KFOR duhet të administrojë veriun e Kosovës, pasi KFOR është në veri.
Surroi: Nuk është në interes të Kosovës të thuhet se KFOR duhet të administrojë veriun e Kosovës, pasi KFOR është në veri. Nuk e kuptoj pse nuk ka një bashkëpunim dhe konsultim mes dy vendeve, apo edhe qoftë brenda vetë Kosovës.
Pas krizave mund të kthehemi se ku shkuan gjërat keq, por në këto moment është më mirë që të mos vijnë deklarata të tillë dhe hamendësime që janë në kokë, pa gjetur një themel në konsultim.