LajmeMaqedoni

Propozim-rregullorja e re e Kuvendit të RMV-së sot para deputetëve

Propozim rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim të parë është vendosur në rend dite të mbledhjes së 127-të plenare.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e dorëzoi në procedurë të rregullt kuvendore Propozim rregulloren për punë të Kuvendit, i cili është produkt i punës shumëvjeçare të përkushtuar të pjesëmarrësve në procesin e Dialogut Zhan Mone.

Në Propozim rregullore është paraparë që dispozitat të fillojnë të zbatohen nga përbërja e ardhshme parlamentare që në fakt kontribuoi shumë në miratimin e zgjidhjeve të njëanshme me koncensus edhe për deputetët nga pushteti edhe për deputetët në opozitë.

Në rend dite te kësaj mbledhje janë edhe Propozim ligji për ratifikimin e amandamenteve të Marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Kulturor mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, Propozimi i plotësimit të ligjit pët ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Siguri të Ushqimit në lexim të dytë, Propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në Komisionin Anketues për skandalin në ISHP Klinika Universitare e Radioterapisë dhe Onkologjisë, Propozim vendimi për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale, Propozim vendimi për shpalljen e konkursit publik për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës, si dhe Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për lirim tatimor me qëllim të realizimit të Vendimit për lidhjen e Aneksit të marrëveshjes për koncesion për ndryshimin e dedikimit të një pjese të mjeteve, me procedurë të shkurtër.

Për sot janë caktuar edhe mbledhja 125-të dhe 126-të e Kuvendit.

Show More

Related Articles

Back to top button