LajmeSport

Ronaldo i pandalshëm dhe në Ligën e Kampionëve të Azisë

Pavarësisht kalimit te sauditët e “Al-Nassr”, Kristiano Ronaldo duket se nuk e ka humbur “dashurinë” e tij për trofeun e Ligës së Kampionëve dhe ka gjetur golin e radhës, por këtë herë në atë të Azisë. Skuadra e tij u përball me taxhikistanasit e “Istiqol Dushanbe”, në sfidën e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve, duke i mundur këta të fundit me rezultatin bindës, 3-1, ku portagonist ishte dhe “ylli” portugez.

Pas golit të Senin Sebai, në minutën e 44’-rt, skuadra e “luzitanit” e pa veten në disavantazhin e një goli, mirëpo një predhë e 5 herë fituesit të “Topit të Artë” dhe një dopietë e “fantazistit” brazilian, Anderson Talisca “vulosën” fitoren e “gjigandëve” sauditë.

Me këtë rezultat, skuadra e “Al-Nassr” vijon marshimin në grupin E, të këtij kompeticioni, duke shkuar kështu në kuotën e 6 pikëve, pas 2 ndeshjeve të para dhe në takimin e radhës do të përballet me skuadrën nga Katari të “Al-Duhail”.

Show More

Related Articles

Back to top button