LajmeRajon

Krimineli Radojiçiç duhet të gjykohet në Kosovë, thotë Haxhiu

Për ekstradimin e kriminelit Milan Radojiçiç nga Serbia në Kosovë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se po e presin vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për të kërkuar zyrtarisht fletë-arrest ndërkombëtar për të.

“Legjislacioni vendor dhe konventat ndërkombëtare parashohin që gjykimi ndaj terroristit Radojiçiç të bëhet në Republikën e Kosovës, sepse sulmi ka ndodhur në territorin e saj. Para pak ditësh pamë një bastisje në pronat e terroristit Radojiçiç, po ashtu do të ketë edhe konfiskime të tjera të pasurisë së tij”, tha Haxhiu për Ekonomia Online.

Haxhiu thekson se është e vendosur që të kërkojë dorëzimin e Radojeçiç-it në Kosovë, por është vetëdijshme që do të ketë vështirësi, meqë sipas saj, “vetë Serbia e ka dirigjuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit”.

“Nuk ka përgjegjësi Serbia që ta hetojë sulmin që ka ndodhur në Kosovë. Në fakt, partnerët tanë duhet të na ndihmojnë për një hetim ndërkombëtar mbi ato bazat ushtarake ku trajnohen terroristët, në Serbi pra”.

Show More

Related Articles

Back to top button