LajmeRajon

Rama: Çmimet e roaming mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor deri 99 për qind më pak

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot lajmin e mirë se, prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99 për qind.

Rama u shpreh se këto çmime janë konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit në Tiranë.

Në kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor që u mbajt më datë 6 dhjetor 2022 në Tiranë, u nënshkrua Marrëveshja Roaming, e cila i hapi rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të 6 udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk