BotaLajme

Polonia dhe Republika Çeke kontrolle kufitare në kufirin me Sllovakinë

Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme në kufirin me Sllovakinë nga mesnata, tha ministri i brendshëm polak.

“Që nga mesnata e sotme, ne po rivendosim kontrollet e përkohshme kufitare në kufirin me Sllovakinë. Do të kontrollojmë se çfarë hyn në Poloni”, tha ministri Mariusz Kaminski dhe shtoi se masa do të zbatohet për një periudhë 10-ditore, transmeton Reuters.

Nga e mërkura, Republika Çeke do të vendosë gjithashtu kontrolle të përkohshme kufitare në kufirin me Sllovakinë, me qëllim ndalimin e flukseve të paligjshme të migracionit dhe aktiviteteve të kontrabandës, njoftoi sot ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan.

Kontrolle të rastësishme do të kryhen përgjatë kufirit me Sllovakinë deri më 13 tetor, me mundësi vazhdimi të kësaj mase, njoftoi Rakušan në llogarinë e tij në X (Twitter) dhe shtoi se ky hap është ndërmarrë në koordinim me Poloninë.

Show More

Related Articles

Back to top button