LajmeMaqedoni

Vendoset linja e re ajrore Shkup- Sarajevë

Ka filluar të funksionojë linja e re ajrore Shkup-Sarajevë që do të shërbejë tre herë në javë (e hënë, e mërkurë dhe e premte), linja ajrore kombëtare greke, “Ejxhian erlajns”. Për pasagjerët e parë në fluturimin e parë për Sarajevë TAV Aeroportet mbrëmë organizoi ceremoni në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe ndau dhurata simbolike për udhëtim të mirë.

Deri në fund të tetorit, koha e nisjes prej Aeroportit të Shkupit do të jetë në orën 19:00, me kohën e arritjes në Aeroportin e Sarajevës në orën 20:10, ndërsa koha e nisjes nga Aeroporti në Sarajevë do të jetë  në orën 20:50, me kohën e arritjes në Aeroportin e Shkupit në orën 21:50. I njëjti orar do të ofrohet edhe në kohën e dimrit 2023/2024.

“Besojmë se kjo linjë e re ajrore do të plotësojë nevojën e pasagjerëve për të arritur shpejt dhe komod prej Shkupit në Sarajevë për pak më shumë se një orë, në vend të mënyrës së transportit tokësorë që zgjasin më orë të gjata dhe nënkupton udhëtime të lodhshme mes dy kryeqyteteve. Tashmë, njerëzit prej Sarajeve munden me fluturimin e AEGEN të arrijnë në Shkup për gati një orë dhe të zbulojnë vendet e këtij qyteti turistik dhe të trashëgimisë kulturore përgjatë pushimeve ose udhëtimeve rekreative vend”, theksoi Nexhat Kurt drejtori i përgjithshëm në TAV Maqedoni.

Ronald Jagi, shefi komercial i “Ejxhian”, theksoi se me fluturimin e i ri duan të rrisin lidhshmërinë dhe të zgjerojnë prezencën e tyre në hapësirat e Ballkanit.

“Me cilësinë tonë të lartë duam të promovojnë mobilitetin ndërshtetërore, për të promovuar turizmin dhe për të forcuar marrëdhëniet tregtare, jo vetëm përmes dy qyteteve, por edhe me Greqinë. Prezantimi i kësaj linje të re ajrore është rezultat i bashkëpunimit përmes AEGEAN dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe dua ti falënderoj kolegët tanë nga TAV për partneritetin e shkëlqyeshëm që e kemi”, tha Jagi.

Rëndësinë e linjës së re ajrore e theksoi dhe Alan Bajiç, drejtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Sarajevës i cili theksoi se kjo është rezultat i përbashkët i shumë sukseseve në bashkëpunim me aeroportin e Shkupit, menaxhuar nga TAV Maqedoni, Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës dhe linja ajrore greke AEGEAN. 

Show More

Related Articles

Back to top button